Donacion prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe, Kosova fillon përgatitjet për Spitalin e Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 janar 2026

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ka bërë të ditur se janë nisur përgatitjet e para për përzgjedhjen e lokacionit ku do të implementohet donacioni prej 25 milionë eurosh, i dhuruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për ndërtimin e Spitalit të Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Hamiti njoftimin e bëri përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se informacionet i ka marrë gjatë një takimi zyrtar në Abu Dhabi.

Ai po ashtu njoftoi se gjatë këtij viti do të nisë edhe procesi i rinovimit dhe pajisjes me teknologji të re mjekësore i Spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri, me një vlerë prej 7.5 milionë eurosh.

Në njoftim theksohej se, në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës, u shpreh mirënjohja më e thellë ndaj lidershipit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në krye me Presidentin Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe ndaj popullit emiratas, për kontributin e tyre në avancimin e sektorit të shëndetësisë në vend.

Scroll to Top