Osmani diskuton me Presidentin e Asamblesë Perestrello për rrugëtimin euroatlantik: Kosova forcon rolin në NATO

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 tetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar dje me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Marcos Perestrello.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e falënderoi z. Perestrello për nominimin e saj për Çmimin “Gratë, Paqja dhe Siguria” dhe vendimin e Asamblesë për t’ia ndarë këtë çmim, të cilin ajo e cilësoi si vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës.

Në takim u diskutua gjithashtu për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, veçanërisht pas vendimit për avancimin e statusit të Kosovës në “anëtare të asociuar”. Presidentja Osmani theksoi se ky është një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin euroatlantik të vendit.

Ajo rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Kosovës për të shfrytëzuar plotësisht këtë mundësi si pjesë e synimit të saj për anëtarësim të plotë në NATO — një objektiv që mbetet prioritet i politikës së jashtme të Kosovës dhe një element kyç për sigurinë kombëtare.

Scroll to Top