Për herë të parë programi i fuqizimit të të rinjve të CCHBC Kosova shtrihet në Gjakovë e Gjilan, hapet thirrja online për Suharekën dhe Mitrovicën

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

14 tetor 2025

Programi “Shaping the Future”, i realizuar nga Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Innovation Center Kosovo (ICK), po vazhdon të formësojë të ardhmen e të rinjve në Kosovë përmes edukimit, motivimit dhe zhvillimit të aftësive që kërkon tregu modern i punës.

Për herë të parë që nga lansimi i këtij programi para shumë vitesh, Youth Empowered është rikthyer edhe në qytete të tjera jashtë Prishtinës. Këtë herë, dhjetëra e qindra të rinj nga Gjakova dhe Gjilani  morën pjesë në sesione intensive, duke përfituar njohuri të thella nga profesionistë të respektuar dhe trajnerë të fushës duke e bërë programin akoma më të suksesshëm në nivel të Kosovës.

Në sesionin e Gjakovës, kryetari Ardian Gjini e nderoi ngjarjen me pjesëmarrjen e tij dhe në fjalën hyrëse ai konsideroi një të arritur të madhe për komunën që përfaqëson e në veçanti të rinjtë e qytetit, të cilët po ndjekin nga afër disa prej trajnimeve më aktuale që ju ndihmojnë të përgatiten për tregun dinamik të punës e njëkohësisht për të ardhmen e tyre në jetë e karrierë.

Në një atmosferë të mbushur me energji, bashkëbisedim dhe ide të inovative, të rinjtë morën pjesë në trajnime që përfshinë tri tema kryesore: aftësitë e buta dhe lidershipin, motivimin personal dhe profesional, si dhe aftësitë e së ardhmes me fokus në inteligjencën artificiale.

Në të dy qytetet, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme – me të rinj plot kuriozitet, që diskutonin, pyesnin dhe ndanin përvojat e tyre me dëshirën për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.

Përfaqësuesit e Coca-Cola HBC Kosova u shprehën të frymëzuar nga ky entuziazëm, duke theksuar se programi “Youth Empowered” mbetet një prej iniciativave më të suksesshme të kompanisë për fuqizimin e rinisë në Kosovë. “Energjia dhe motivimi i të rinjve në Gjilan dhe Gjakovë na japin bindjen se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta. Coca-Cola HBC Kosova do të vazhdojë të investojë në edukim, aftësi dhe mundësi për gjeneratën e re, e cila po perparon me hapa te shpejte” , tha Frosina Islami, Menaxhere për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim në Coca-Cola HBC Kosova.

Pas sukseseve në Gjilan dhe Gjakovë, programi do të vazhdojë me dy ngjarje të mëdha të radhës: më 15 tetor në Suharekë dhe më 30 tetor në Mitrovicë, ku pritet të përsëritet e njëjta atmosferë pozitive, frymëzuese dhe plot energji. Regjistrimi i hapur online në:  https://www.coca-colaperkrahrinine.com

Scroll to Top