Rita Ora ndjek Yll Limanin në Instagram – fansat aludojnë për një bashkëpunim muzikor

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

29 tetor 2025

Një veprim i vetëm në Instagram ka mjaftuar që rrjetet sociale të “ziejnë”: Rita Ora ka nisur të ndjekë artistin shqiptar Yll Limani, duke ndezur menjëherë spekulime për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Këngëtarja me famë botërore, e cila kohët e fundit është afruar gjithnjë e më shumë me artistët shqiptarë, aktualisht po shijon suksesin e këngës “All Natural”. Nga ana tjetër, Yll Limani vazhdon të spikasë me hitet e tij dhe me vokalin e veçantë që ka fituar publikun në gjithë rajonin.

Edhe pse as Rita Ora dhe as Yll Limani nuk kanë reaguar ende, fansat janë të bindur se ky “follow” mund të jetë sinjali i parë i një dueti që pritet të bëjë bujë në muzikën shqiptare dhe më gjerë.

Scroll to Top