Arrestohet në Prishtinë shoferi me mbi 200 kilogramë drogë në kamion

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

29 tetor 2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të sasisë së madhe të substancave narkotike.

I dyshuari, me inicialet S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Gjatë kontrollit të kamionit që ai po drejtonte, policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 200 kilogramë substancë që dyshohet të jetë narkotike.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, S.J. dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se do të vazhdojnë angazhimin e tyre në luftën kundër trafikimit të narkotikëve, përmes hetimeve të koordinuara dhe ndjekjes penale të të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të tilla

Scroll to Top