“Narrativë diabolike e perverse”, Rama u përgjigjet kritikëve për investimet në veri: Rrugën e Kombit, ata para nesh e “lanë rrugëve”

Rama ironizon mungesën në Davos:” Zgjodha vajzën e Trump, jo ftesën e tij”

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

22 janar 2026

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë mungesën e tij në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, duke përdorur tone ironike gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të së enjtes. Ai sqaroi se mungesa nuk ishte rastësi, por rezultat i një zgjedhjeje personale.

Rama tha se kishte përballë dy opsione: të merrte pjesë në aktivitetin ndërkombëtar në Davos, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump, ose të priste në Shqipëri vajzën e tij. Sipas kryeministrit, ai vendosi të mikpresë vajzën e Trump, duke theksuar me ironi se këtë zgjedhje e kishte bërë “me lejen e babait”.

Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe qëndrimet politike lidhur me zhvillimet ndërkombëtare, duke përmendur deputetin Fatmir Mediu. Ai tha se kishte pritur që Mediu të mbante një qëndrim më të afërt me SHBA-në, por shtoi se nuk sheh arsye për përplasje apo divergjenca të tilla.

“Që mos të shqetësoheni pse nuk jam atje, se mezi prisnit që të shihnit atje. Në fakt unë duhet të bëja një zgjedhje: t’i përgjigjesha babait apo të mikprisja vajzën këtu në Shqipëri, dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait. E dyta, duke qenë se zoti Mediu është ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës, unë prisja nga zoti Mediu në fakt që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës, por s’ka problem, se nuk shohim asnjë arsye për të parë divergjenca të tilla”, tha Rama.

Deklarata e kryeministrit u interpretua si një përgjigje ironike ndaj kritikave për mungesën e tij në Davos, ndërsa ka nxitur reagime dhe komente të shumta në skenën politike.

Scroll to Top