Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
17 tetor 2025
Reperi i njohur Eminem, raportohet se është në lidhje të re romantike me një stiliste të njohur me origjinë shqiptare.
Sipas TMZ, bëhet djalë për stilisten e njohur të flokëve, Katrina Malota, e cila aktualisht jeton në Michigan, por mediat lokale kanë raportuar se origjina e saj është shqiptare.
Burime të afërta me artistin, kanë thënë për TMZ-në, se Malota ka punuar me Eminemin prej vitesh, duke u kujdesur për flokët dhe pamjen e tij në videoklipe muzikore dhe sesione fotografish.

Kur nuk është me reperin, ajo punon si parukiere në një sallon në Birmingham, Michigan.
Nuk dihet ende sa kohë kanë që janë bashkë. Në faqen e saj zyrtare, Malota tregon se ka punuar edhe me emra të njohur të industrisë së showbizit, si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.
Ndërsa në profilin e saj në rrjetin social Facebook thuhet se ajo është nga Motor City (Detroit), një gjë që e ka të përbashkët me reperin.
TMZ shkruan se kanë kontaktuar si me Malotan ashtu edhe me përfaqësuesin e Eminemit, por deri tani nuk ka pasur përgjigje.
Ylli ka qenë më parë i martuar me Kim Scott, me të cilën është martuar e divorcuar dy herë, ndërkohë që bashkë kanë tre fëmijë.

















