Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 tetor 2025
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 15 tetor.
Sipas agjendës së publikuar në faqen e institucionit të cilin ajo e drejton, Von der Leyen gjatë qëndrimit në vendin tonë të mërkurën do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ndalesën e parë gjatë turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, shefja e KE-së do ta bëjë më 13 tetor në Shqipëri.
Atje, ajo do të takohet me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama si dhe do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.
















