Gjatë një kontrolli në një autobus në Malishevë, në ulësen e fundit është gjetur një armë zjarri, model Bruni e kalibrit 9mm, me një karikator dhe katër fishekë. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Malishevë 21.11.2024-19:05. Raportohet se gjatë kontrollit të një autobusi, në ulësen e fundit është gjetur një armë zjarri model Bruni e kalibrit 9mm me një karikator dhe katër fishekë. Lidhur me rastin, është arritur të identifikohet i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë