Peci: Duhet të reflektohet, çdo ditë e humbur është humbje për Kosovën

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

27 prill 2025

Peci: Ka diskutime të vazhdueshme, votimi në Kuvend do të tregojë nëse ka rezultat

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, i pyetur nëse kanë arritur marrëveshje gjatë 48 orëve, tha se kjo pritet që të shihet gjatë procesit të votimit.

    “Besoj që ajo që pritet është procesi i votimit. Kosovës i duhen sa më shpejt institucionet. Diskutime ka të vazhdueshme. Procesi i votimit në Kuvend do të tregojë nëse ka ose nuk ka rezultat”, tha Peci.

    Peci, ka thënë se çdo ditë e humbur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është “humbje kohe për Kosovën”.

    Peci, ka thënë se çdo ditë e humbur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është “humbje kohe për Kosovën”.

    Në hyrje të tentimit të radhës për konstituim të legjislaturës së nëntë, Peci ka thënë se pret që të ketë reflektim qëndrimesh.

    “Ajo që pritet është procesi i vazhdimit. Shpresoj që të bëhet konstituimi sa më shpejt. Çdo ditë e humbur në drejtim të konstituimit të Kuvendit, është humbje për Kosovën. Në funksion të kësaj mendoj se duhet të reflektohet. Ka diskutime të vazhdueshme, të shohim rezultatin. Votimi në Kuvend tregon nëse ka apo jo”, ka thënë ai.

    Scroll to Top