Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje.
Presidenca njofton se ky aktivitet është organizuar nga presidenca hungareze e BE-së.
Takimi u përqendrua në diskutimet për hapat e ardhshëm që do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Në një postim në Facebook, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të avancuar reformat dhe për të fuqizuar partneritetin e Kosovës me shtetet anëtare të BE-së.
“Sot në drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze, në diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së”, ka shkruar ajo./Telegrafi/