Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
30 janar 2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të vendvotimeve pritet të përfundojë këtë të premtë.
Sipas KQZ-së, deri në këtë fazë janë rinumëruar më shumë se 90 për qind e vendvotimeve.
Zëdhënësi i institucionit, Valmir Elezi, ka konfirmuar se rinumërimi po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa pjesa e mbetur e vendvotimeve është planifikuar të përmbyllet brenda afatit të parashikuar.
Sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare, Elezi theksoi se kjo do të varet nga koha e përfundimit të rinumërimit dhe se KQZ do të dalë me një njoftim shtesë sapo procesi të mbyllet plotësisht.

















