Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 shtator 2025
Në media është raportuar se gjatë ditës së sotme është sulmuar me shihe në kokë kryesuesi, njëherësh kryetari i Lidhjes për Prishtinë, Fehmi Kupina, në objektin e Komunës së Prishtinës.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal, ku në rend dite ishte miratimi i buxhetit, por që dështoi miratimi i tij.
Fillimisht është raportuar për sulm fizik ndaj kryesuesit të Kuvendit Fehmi Kupina, por asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fiknete Bejta, ka thënë se bëhet fjalë për një sulm ndaj asamblistit të kësaj partie, Sami Salihu.
Ajo ka akuzuar familjarë të Kupinës për sulmin.
“Ky sulm, i kryer nga djali dhe persona të afërt me kryesuesin e Kuvendit, z. Fehmi Kupina, është jo vetëm një dhunë e paprecedentë ndaj një përfaqësuesi të qytetarëve, por edhe një goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Kryeqytetit”, ka shkruar Bejta në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

















