Hynë ilegalisht nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona,

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 dhjetor 2025

Një ndalim i pazakontë në orët e mbrëmjes ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës në Kamenicë, pasi dy persona dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e vendit nga Serbia.

Ngjarja është regjistruar të shtunën rreth orës 21:25, kur një njësi patrulluese ndaloi një automjet me targa të huaja në fshatin Novosellë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mjeti drejtohej nga një shtetas kosovar, ndërsa pasagjer ishte një shtetas i huaj.

Policia njofton se, pas konsultimit me prokurorin e rastit, është iniciuar procedura ligjore për shkeljen e dyshuar të kufirit. Të dy personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Scroll to Top