Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, është përshëndetur sot me lamtumirë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Hovenier në reagimin e tij thotë se i ka përsëritur Bislimit, përkushtimin amerikan për një Kosovë demokratike multietnike.
”Në takimin tim lamtumirës me zëvendëskryeministrin @BislimiBesnik, sot, përsërita përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”.