Arrestohet për ryshfet një inspektor i punës në Prishtinë, u kap në flagrancë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 janar 2026

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltërina Gashi, ka konfirmuar se i dyshuari është kapur në flagrancë, ndërsa ndaj tij janë ngritur dyshime për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit”.

Një tjetër rast dyshimi për korrupsion është regjistruar në Prishtinë. Prokuroria Themelore, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka arrestuar të mërkurën një inspektor të Inspektoratit të Punës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, inspektori është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Ky arrestim vjen vetëm një ditë pas një aksioni tjetër të Krimeve Ekonomike, ku u arrestuan tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për vepra të njëjta penale, ku njëri prej tyre po ashtu u kap në flagrancë duke marrë ryshfet.

Scroll to Top