muja

Arbnor Muja kthehet në fushë pas disa mungesave, do të jetë pjesë e dy ndeshjeve të kombëtares shqiptare

Ylli i futbollit, Arbnor Muja nga Mitrovica është ftuar sërish nga Federata e Futbollit Shqiptar pas një mungese disa mujore.

Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Disa prej lojtarëve kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa grupit pritet të jetë i plotë ditën e martë.

Në seancën e zhvilluar sot në stadiumin “Air Albania” morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Feta

Me grupin kuqezi u bashkuan dhe një pjesë të mirë të lojtarëve të Kombëtares U-21, që janë grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Moldavinë që luhen në Shqipëri në datat 15 dhe 18 nëntor.

Për shkak të katër mungesave trajneri Silvinjo ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën.

Scroll to Top