Parashikimi i motit për këtë të premtë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

16 janar 2026

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në të gjitha hapësirat shqiptare. Lokalisht, pritet të ketë reshje të pakta shiu, kryesisht në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-22 km/h.

Temperaturat minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C.

Në veriperëndim – perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s..
Valëzimi ne det do te jetë i forcës 1-2 ballë.

Scroll to Top