Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron rezulton e regjistruar me emrin Jean-Miche në llogarinë e tatimeve, duke i rritur ende më shumë dyshimet se ajo ka lindur mashkull

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 tetor 2025

Thashethemet se Brigitte Macron ka lindur si mashkull kanë pasur pasoja të rënda për të dhe familjen e saj. Në një fragment të publikuar në platformën X, drejtori i kabinetit të Zonjës së Parë të Francës ka kujtuar një moment të pazakontë që ndodhi kur ajo po përpiqej të hynte në llogarinë e saj personale në faqen zyrtare të tatimeve franceze.

Prej disa muajsh, Brigitte Macron është përballur me thashetheme të vazhdueshme që vënë në dyshim gjininë e saj. Sipas këtyre teorive konspirative, ajo ka lindur si mashkull, me emrin Jean-Michel Trogneux. Këto pretendime, që u përhapën deri në Shtetet e Bashkuara, u përforcuan nga komentatorja amerikane e ekstremit të djathtë, Candace Owens, e cila ka përsëritur disa herë publikisht këtë akuzë pa prova, shkruan e përditshmja franceze Voici.fr.

Scroll to Top