Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 tetor 2025
Në Maqedoninë e Veriut, këtë të diele janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale.
U raportua se deri në orën 11:15, sipas të dhënave të KSHZ-së, në zgjedhje kanë pjesë vetëm 9.38 për qind e votuesve, një shifër që konsiderohet e ulët
Kutitë e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi se të gjitha vendvotimet janë të hapura.
Qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 19:00 dhe më pas do të nisë numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para
















