Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 dhjetor 2025
Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit.
I mituri Mario Përlleshaj, është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata për vrasjen e Martin Canit dhe tentativën për vrasjen e Luis Meçes. Vendimi u dha pas shqyrtimit të dy akuzave të rënda ndaj tij: 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite për tentativën ndaj Meçes, ndërsa në bashkim të dënimeve u caktua një dënim unik prej 16 vitesh.
Në seancë ishin të pranishëm babai i viktimës Martin Cani dhe Luis Meçja. Gjykata urdhëroi që dënimi të llogaritet nga data e arrestimit, 18 nëntor 2024, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit do të vuhet në një institucion për të mitur.
Përlleshaj u shpall fajtor për vrasje në rrethana cilësuese dhe tentativë vrasjeje, duke u konsideruar përgjegjës për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik.

















