Vjosa Osmani ngushëllon familjet e viktimave të sulmit terrorist në Sydney: Qëndrojmë në solidaritet me komunitetin hebre dhe popullin e Australisë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 dhjetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin terrorist në plazhin Bondi në Australi, ku gjatë një feste hebraike humbën jetën 16 persona dhe u lënduan 40 të tjerë.

Në një mesazh ngushëllimi, Osmani u shpreh:
Ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë sulm të tmerrshëm terrorist. Zemrat tona janë me të gjithë të prekurit dhe u urojmë forcë dhe shërim të plagosurve. Jemi në solidaritet të plotë me Kryeministrin Anthony Albanese, komunitetin hebraik dhe popullin e Australisë. Dhuna dhe urrejtja nuk duhet të kenë vend në botën tonë,” shkroi Presidentja Osmani.

Ky reagim vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po shpreh tronditje dhe ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.

Scroll to Top