Vjosa në prag alarmi, niveli i lumit afrohet me pikën e kuqe: Përmbytje në Fier, Memaliaj dhe Vlorë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 janar 2025

Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke kaluar nivelin 9 metra dhe duke iu afruar pikës së kuqe, çka ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave në disa zona. Në Memaliaj, niveli i lumit ka arritur në 7.5 metra mbi nivelin e detit, një tregues i qartë i prurjeve të shumta.

Si pasojë, njësia matëse hidrometrike është mbuluar nga uji, ndërsa rreth 100 hektarë tokë janë përmbytur. Gjithashtu, 14 banesa janë prekur nga uji. Prania e ujit është konstatuar edhe në Stacionin e Pompimit në Kafaraj, në Njësinë Administrative Frakull, prej nga sigurohet furnizimi me ujë për qytetin e Fierit.

Reshjet intensive të shiut vijojnë prej ditës së martë, duke mbajtur të lartë rrezikun për përmbytje të tjera.

Scroll to Top