Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 janar 2026
Situata me vërshimet ka prekur shumë komuna, ndër to edhe Mitrovicën.
Mëngjesin e së enjtes, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se është ndërprerë përkohësisht operimi i Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes.
Deri te kjo ka ardhur pas trubullirave në burimet e ujit nga të reshurat e dendura, raporton Lapsi.Info
“Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit”, thuhet në njoftim.
















