Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
29 korrik 2025
Ushtria tajlandeze ka akuzuar Kamboxhian për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa përleshjet mes palëve kanë vazhduar edhe pas hyrjes zyrtare në fuqi të marrëveshjes në orën 00:00 (ora lokale.
Pas shpalljes së armëpushimit, u raportuan incidente në zonën Phu Makua, të provokuara nga pala kamboxhiane, çka çoi në një shkëmbim zjarri që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit,” tha Richa Suksuanon, zëvendëszëdhënës i ushtrisë tajlandeze, në një deklaratë zyrtare.
Ai shtoi se “pati përleshje edhe në zonën Sam That, të cilat vazhduan deri në orën 05:30 (ora lokale.

















