Trepçën e pret sfidë e vështirë ndaj PAOK-ut në Minatori

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 nentor 2025

Kampionen e Kosovës në basketboll, Trepçën, e pret një tjetër ndeshje e vështirë në kuadër të FIBA Europe Cup.

Të mërkurën nga ora 18:30, në palestrën “Minatori”, skuadra mitrovicase do të përballet me ekipin e madh grek, PAOK.

Në takimin e parë të zhvilluar në Greqi, PAOK-u kishte mposhtur Trepçën me rezultatin 85:74, ndonëse ndeshja kishte qenë e hapur deri në fund.

Pas asaj përballjeje, Trepça ka pësuar edhe dy humbje të tjera – në shtëpi nga Braunschweigu me rezultat 84:70 dhe nga Anwili me rezultat 97:87.

Te skuadra mitrovicase shpresojnë në përkrahjen e tifozëve për të rritur gjasat për sukses ndaj PAOK-ut.

Skuadra greke aktualisht ka dy fitore dhe një humbje në këtë fazë të garës.

Scroll to Top