Presidenti i IOC-ut, Thomas Bach, zhvilloi mbrëmë një takim ndarazi me medalistet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Laura Fazliu, trajnerin Driton Kuka dhe drejtuesit e Federatës së Xhudos së Kosovës.
Vlenë të theksohet se ishte pikërisht Bach ai që ia kishte ndarë medaljen e artë, Majlinda Kelmendit në Rio 2016.
Në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos.