Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
04 gusht 2025
Gjiganti portugez, FC Porto, ka bërë një veprim që nuk është parë më parë në futbollin evropian, duke i lënë të habitur si tifozët në stadium, ashtu edhe opinionin sportiv ndërkombëtar.
Në një event të mbajtur në stadiumin “Dragao”, për prezantimin e skuadrës për sezonin e ri, klubi zyrtarizoi transferimin e sulmuesit holandez, Luuk de Jong, por me një detaj të veçantë – pa asnjë paralajmërim apo njoftim paraprak.
Futbollisti hyri në fushë i veshur me fanellën e Portos, teksa tifozët shpërthyen në entuziazëm, duke kuptuar në atë moment se bëhej fjalë për përforcimin më të ri të klubit.
De Jong vjen si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me PSV Eindhoven, ku ishte pjesë për 3 sezone, duke fituar 2 tituj kampioni të Eredivisies, 2 Superkupa dhe Kupën e Holandës.

















