Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 dhjetor 2025
Sot zhvillohet ndeshja e mbetur e Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës, nga ora 13:00 në Gjilan. Takimi ishte shtyrë javë më parë.
Drita, e udhëhequr nga Zekirija Ramadani, kërkon t’i rikthehet fitoreve pas tri barazimeve radhazi. Ndërsa Prishtina, me trajner Afrim Tovëranin, vjen pas fitores së parë të arritur javën e kaluar, pas një periudhe të gjatë pa fitore.
Në tabelë, Prishtina ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Drita mban pozitën e pestë me 26 pikë.

















