Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
21 teror 2025
Protesta e mbajtur në Tiranë në mbështetje të liderëve të UÇK të cilët janë në proces gjyqësor në Hagë, u shoqërua ende pa nisur me një deklaratë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhej ndër të tjera se ishte kryeministri Edi Rama ai që mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale.
Në lidhje me këto deklarata politike, ministrja e jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, në studion e “Top Story”, u shpreh se ishin të panevojshme, të papritura dhe jo të mirëpritura.
“I panevojshëm, reagimet politike nuk duhet të ndërhyjnë në raportet Shqipëri-Kosovë. Ajo deklaratë e parë politike ishte e papritur dhe jo e mirëpritur, qytetarët në shesh nuk ishin për Ramën, por për atë që po ndodh në Hagë. Sovraniteti i Kosovës po cënohet edhe për shkak të kësaj gjykate, duhet të jetë proces që bën drejtësi”, tha ajo.
Spiropali u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur qëndrime të forta dhe ka ngritur zërin në çdo Samit, kur çështja ka qenë për Kosovën, apo për akuzat për krime lufte.

















