Moti sot, diell, erëra me mundësi reshje shiu

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 tetor 2025

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shtim lokal të vranësirave ku do të ketë alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe julindja, ndërsa ndonjë rigë e dobët afatskurtër mund të ndodhë në ndonjë rajon.

Temperaturat nga 4 minimalja deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës e martja sjellë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Në disa zona të Maqedonisë së Veriut priten riga lokale shiu, ndërsa më vonë në mbrëmje reshje lokale shiu priten të fillojnë në jug dhe qendër dhe veriperëndim të Shqipërisë më shumë nga ana bregdetare.

Vranësira të shumta, por me kthjellime pasdite pritet të jetë moti në Luginën e Preshevës, kurse në Mal të Zi diell dhe vranësira. Vonë në mbrëmje rrebeshe lokale shiu.

Scroll to Top