Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 dhjetor 2025
Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK lidhur me heqjen e mandatit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, vendim që do t’i hapte rrugë procedurave për arrestimin e saj. Mbledhja është planifikuar të nisë në orën 10:30.
Balluku ndodhet nën akuzë për shkelje të ligjit në procedurat e tenderimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe në shtatë lotet e projektit të Unazës së Madhe.
Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga kryetari Niko Peleshi. Anëtarë nga radhët e Partisë Socialiste janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, si dhe Antoneta Dhima dhe Arkend Balla në cilësinë e anëtarëve zëvendësues.
Nga Partia Demokratike, në këtë këshill bëjnë pjesë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, ndërsa Ivi Kaso dhe Gerta Bardeli janë anëtarë zëvendësues.

















