Koha e parashikuar e leximit: 11 minuta
06 dhjetor 2025
27 të pandehurit , anëtarë të 7 grupeve kriminale, akuzohen për vrasje, tentativë vrasje, kultivim dhe trafikim droge, të gjitha si pjesë e strukturuar në grup kriminal. Mes tyre janë Ervis Martinaj, Arben Ndoa, Durim Bami, Endrit Dokle, Aldo Avdylaj, Tori Xhecuka, policë etj.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të 7 grupeve të strukturuara kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje, tentativë vrasje, trafik droge etj, mes të cilëve personazhe të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për operacionin “Revanshi”.
Personat e dërguar për gjykim janë: ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka, Ervis Martinaj ( i zhdukur prej vitit 2022); Durim Bami, Endrit Dokle, ish efektivi Altin Morina, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, Jozi Kraja, Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Kasandër Noga, Elson Reçi, alias Elson Kacorri, Fatmir Troplini, Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Kristos Teta, Denis Meta, Marklen Haka (lias Marklen Aliu), Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega dhe Elton Zalla.
Komunikimet e zbardhura në aplikacionin e dekoduar “SkyECC”, nxorën zbuluar njerëz të botës së krimit që tentuan të eliminojnë njëri-tjetrin, mes të cilëve Ervis Martinaj, Bamët e Niklës, Endrit Dokle, ish-deputeti Arben Ndoka. Të goditur nga drejtësia si shërbëtorë të këtyre grupeve kriminale, janë edhe ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që i informonin për t’i shpëtuar bimët narkotike
GRUPI I DREJTUAR NGA ARBEN NDOKA
SPAK thotë se gjatë vitit 2020, Arben Ndoka dhe dhëndri i tij Arian Turku, si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal, siguruan kushtet dhe mjetet për të vrarë Durim dhe Valter Bamit. Ish-deputeti besonte se ata fshiheshin pas vrasjes së vëllait të tij. Për këto ngjarje, ato bashkëpunuan me Ervis Martinaj, Samuel Ndokën (nipi i ish-deputetit), Jozi Kraja, Aldo Avdylaj dhe Marklen Haka. Për të realizuar vrasjen e Durim Bamit, u përfshi edhe Martinaj, bosi i zhdukur i lojërave të fatit, i cili pavarësisht se angazhoi disa persona nuk ia doli ta eleminojë. Po ashtu, Ndoka dhe Turku, bashkë me Samuel Ndokën, Vinçens Tukun, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, planifikuan më 1 dhjetor 2020 edhe vrasjen e Aleks Ndrekës, i njohur si “Leksi i Druve”, e cila mbeti në tentativë. Më 3 Korrik 2020, sipas SPAK, ndihmuan në hyrjen e paligjshme të Aldo (Elidon) Avdylit nga Mali i Zi.
GRUPI I DURIM BAMIT
Nga ana tjetër, Durim Bami, drejtues i grupit rival, në bashkëpunim me Endrti Doklen dhe të tjerë, siguroi kushtet gjatë janarit 2021 për të vrarë Arben Ndokën. Ndërsa në shkurt 2021, bashkë me Dokle dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë.
GRUPI I ERVIS MARTINAJT
SPAK thotë se Ervis Martinaj, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022, bashkë me anëtarët e grupit të tij Denis Metën dhe Kristos Tetën, organizoi gjatë vitit 2020 vrasjen e rivalit të tij të përbetuar Leonard Dukës, Elvis Gacës dhe Altin Gegës, si dhe deri në mars 2021 përgatiti vrasjen e Fatmir dhe Armando Hysenit.
GRUPI I TORI XHECUKËS ( financuar nga Ervis Martinaj)
Paralelisht, një grup tjetër i drejtuar nga Tori (Hektor) Xhecuka dhe i financuar nga Ervis Martinaj, me pjesëmarrjen e Florenc Kelmendit dhe Marklen Hakës, u organizua nga qershori 2020 për vrasjen e Durim Bamit, duke tentuar më 4 nëntor 2020 ta ekzekutonin atë dhe djalin e hallës së tij, Ervin Kodrën në zonën e Tapizës, Fushë-Krujë. Po ashtu sipas SPAK, Tori Xhecuka, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë periudhës maj–korrik 2020 siguroi gjithashtu mjete për vrasjen e Hamza Terziut, ndërsa më 18 maj 2020 qëlloi 26 herë me armë zjarri drejt banesës së tij në fshatin Zenisht në Burrel, ku ndodheshin edhe katër familjarë të tjerë.
GRUPI I LEONARD DUKËS
Fatmir Hyseni, Erlis Duka dhe Altin Gega, pjesë e grupit të drejtuar nga Leonard Duka, gjatë qershor–korrik 2020 siguruan kushte për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.
GRUPI I ELSON REÇIT
Elson Reçi (Kaçorri), bashkë me Fatmir Troplinin dhe Klodian Shahinin, gjatë muajve qershor–shtator 2020 përgatiti vrasjen e Preng Gjinit (Preng Badanance). Më 15 shtator 2020, në urën e Nishërakut, në automjetin e tij me targa AA 903 YG shpërtheu një sasi eksplozivi, duke e plagosur rëndë Gjinin dhe duke lënduar lehtë dy kalimtarë të rastit.
KULTIVIMI DHE TRAFIKU I LËNDËVE NARKOTIKE
Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.
Në zonën e Lezhës për drogë vepronte edhe grupi i drejtuar nga Elson Reçi, që kultivonte dhe trafikonte kanabis. Në ndihmë i vinte edhe polici Klodian Shahini, i cili ishte shef i Sektorit të Narkotikëve në Policinë e Lezhës, duke e informuar dhe duke ndihmuar shmangien e kontrolleve.
SPAK identifikon edhe një grup tjetër të strukturuar kriminal në Lezhë dhe Krujë (maj–shtator 2020), me drejtues ende të paidentifikuar. Të përfshirë ishin policët Klodian Shahini dhe Henerigert Mitri ( ishte drejtues i policisë së Lezhës), të cilët dyshohet se favorizonin kultivimin, jepnin informacione dhe shmangnin kontrollet. Mitri përdorte SkyEcc dhe lejonte edhe lojëra të paligjshme fati. I përfshirë rezulton edhe Elton Zalla, në banesën e të cilit u gjetën 202 kg kanabis më 20 shtator 2020.
Për trafikun ndërkombëtar të kanabisit, SPAK akuzon Arian Tukun, Kasandër Nogën dhe Edson Jozwikun se kanë drejtuar një grup që trafikonte kanabis drejt BE-së (qershor–nëntor 2020), në bashkëpunim me Oltion Zefin dhe të tjerë. Më 3 nëntor 2020, në Malin e Zi u sekuestruan 160 kg kanabis i nisur nga Shqipëria.
AKUZAT E PLOTA NDAJ 27 TË PANDEHURVE:
1. Arben Ndoka, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
2. Arian Tuku, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në në formën e organizimit, drejtimit dhe financimit të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, organizimit ose drejtimit të një një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal;
“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
3. Samuel Ndoka, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/ paragrafi 2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
4. Vinçens Tuku, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/ paragrafi 2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
5. Ervis Martinaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/, paragrafi 1 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, paragrafi 1 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal

















