Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 janar 2026

Klubi polak Lech Poznan është ndëshkuar sërish me gjobë nga UEFA, pas vendimit të Komitetit të Apelit për shkeljet e evidentuara gjatë ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Cërvena Zvezdës.

Sipas mediave polake, UEFA e ka gjobitur Lech Poznanin me 10 mijë euro për shfaqjen e banerit me mbishkrimin “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues të Champions League. Lajmi është raportuar të hënën nga portali polak “kkslech.com”.

Në total, për një sërë shkeljesh të konstatuara gjatë kësaj përballjeje, klubi polak është ndëshkuar me një gjobë prej 48 mijë eurosh.

Scroll to Top