Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 janar 2026
Atletico Madrid ka shënuar një fitore bindëse 3:0 ndaj Mallorca-s, në kuadër të javës së 21-të të kampionatit spanjoll La Liga.
Pas ndeshjes, trajneri Diego Simeone vlerësoi paraqitjen dhe forcën e skuadrës së Mallorca-s, duke veçuar edhe rëndësinë e sulmuesit Vedat Muriqi për ekipin kundërshtar. Megjithatë, tekniku argjentinas theksoi se Atletico e menaxhoi mirë lojën dhe arriti një rezultat të merituar.
Golat për madrilenët u realizuan nga Alexander Sorloth në minutën e 22-të, Lopez që shënoi autogol në minutën e 75-të, si dhe Almada në minutën e 87-të.
Me këtë fitore, Atletico Madrid renditet në vendin e tretë në tabelë me 44 pikë, ndërsa Mallorca mbetet në pozitën e 16-të me 21 pikë.
















