Shqipëria zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 janar 2026

Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë ndërkombëtare e themeluar me iniciativë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Bordit të Paqes, ku thuhet se Shqipëria i bashkohet organizatës si anëtare themeluese.

Ky zhvillim është shpërndarë edhe në rrjetin social “X” nga kryeministri Edi Rama. Vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë u miratua javën e kaluar në Kuvend, me 110 vota pro, nga mazhoranca dhe opozita, duke i dhënë njëkohësisht autorizimin kreut të qeverisë për të përfaqësuar vendin në këtë organizatë.

Aktualisht, Bordi i Paqes përbëhet nga 26 shtete anëtare, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në të ardhmen pritet t’i bashkohen edhe vende të tjera.

Scroll to Top