Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

30 korrik 2025

Ritmi i investimeve të huaja është ngadalësuar vitin e kaluar. Në një vlerësim krahasues me vendet e rajonit, Shqipëria pati rritje më të ngadaltë.

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Në analizën e Institutit Ndërkombëtar të Vjenës, Shqipëria regjistroi një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte në vitin 2024, duke arritur në 1.58 miliardë euro, nga 1.5 miliardë në vitin 2023 me rritje vjetore prej rreth 5.7%.

Ajo që bie në sy për Shqipërinë është rritja e fortë e riinvestimeve të fitimeve, të cilat u zgjeruan nga 137 milionë euro në 2017, në 852 milionë euro në 2024, një tregues i mirëbesimit të investitorëve ekzistues. Në të kundërt, investimet përmes kapitalit të ri ranë nga 808 milionë euro në 2017 në 709 milionë në 2024.

Në të njëjtin vit, Serbia arriti të tërheqë 5,2 miliardë euro ose 14% më shumë se në vitin 2023, më shumë se të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku.  Ndërsa Maqedonia e Veriut tërhoqi 1,2 miliardë euro në vitin 2024 me rritje vjetore 117 për qind.

Mali i Zi tërhoqi 553 milionë euro më 2024, pavarësisht madhësisë së vogël të tregut dhe popullsisë me rritje vjetore 14%.

Edhe Bosnja tërhoqi mbi 1 miliard euro investime të huaja më 2024 me rritje vjetore 6.2%, si rrjedhojë infrastrukturës dhe politikave fiskale që po ndikojnë në orientimin e kapitalit ndërkombëtar drejt vendit.

Kina po përballet me mot ekstrem. rreth 30 persona kanë humbur jetë dhe 80 mijë të tjerë janë shpërngulur

Scroll to Top