Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
20 shtator 2025
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi ka shqetësuar shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo u komentua edhe në Kosovë nga ish-ushtaraku Hysen Gecaj e eksperti i sigurisë, Armend Halimi duke e vënë në pah rrezikun nga këto lëvizje.
Gecaj potencoi se këto lëvizje nuk janë vetëm provokim, por edhe përpjekje për t’i shtyrë shqiptarët të largohen nga trojet e tyre përmes presionit administrativ dhe ushtarak.
“Të gjitha veprimet që ndodhin në Serbi dhe që kanë të bëjnë me institucionet e sigurisë të cilat në njëfarë mënyre po shkojnë duke shtuar kapacitetet e tyre dhe duke dërguar mesazhe jo vetëm ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanoc, Medvegjë dhe pjesët tjera të banuara me shqiptarë, por në përgjithësi edhe regjionet janë në fakt një farë mënyre kërcënim për stabilitetin në rajon. Për këtë arsye edhe NATO e cila është në Kosovë por edhe pjesët tjera në rajon, është e shqetësuar dhe i përcjell me vëmendje këto sjellje të ushtrisë serbe dhe vendimet që i merr politika serbe. Qytetarët e Luginës me të drejtë shqetësohen për këto lëvizje, janë të orientuara dhe të drejtuara kundër ekzistencës së tyre në atë pjesë të trojeve të tyre, për shkak se ne e dimë që edhe pa këto ushtrime.
ushtarake shteti serb ka marrë një varg hapash administrativ në mënyrë që shqiptarëve atje t’ua bëjë jetën më të vështirë dhe të largohen sa më shumë nga ai regjion”, potencoi Gecaj.
Ndërkaq, Halimi vlerëson se Serbia po përdor militarizimin si mjet frikësimi dhe përjashtimi të shqiptarëve nga institucionet, duke e cilësuar këtë si një formë të “spastrimit formal etnik.

















