Shefja e re e MI6 paralajmëron për “kërcënimin akut” nga Rusia

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

15 dhjetor 2025

Shefja e re e MI6 paralajmëron për “kërcënimin akut” nga Rusia

Shefja e re e Shërbimit Sekret Britanik të Inteligjencës Jashtë Shtetit (MI6), Blaise Metreweli, do të mbajë fjalimin e saj të parë publik, ku do të paralajmërojë për kërcënimin akut që paraqet Rusia.

Sipas mediave britanike, Metreweli do të theksojë luftën hibride, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe përdorimin e dronëve pranë infrastrukturës kritike, të cilat dyshohet se janë kryer nga aktorë rusë. Ajo e përshkruan Rusinë si “agresive, ekspansioniste dhe revizioniste”.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Metreweli do të nënvizojë se Britania do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi presidentin Vladimir Putin, në mbështetje të Ukrainës.

Blaise Metreweli mori drejtimin e MI6 më 1 tetor, duke u bërë gruaja e parë që drejton këtë agjenci britanike të inteligjencës jashtë shtetit.

Fjalimi i saj do të përfshijë edhe sanksionet e fundit ndaj subjekteve ruse dhe dy kompanive kineze për aktivitetet e tyre kibernetike kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të saj.

Metreweli gjithashtu do të fokusojë vëmendjen tek teknologjia, si një fushë kryesore interesi për punën e saj në spiunazh dhe mbrojtje kombëtare.

Scroll to Top