Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
03 dhjetor 2025
Këngëtarja Rita Ora shkëlqeu të hënën në tapetin blu të Fashion Awards, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një fustan argjendi provokues, që theksonte siluetën e saj perfekte. Paraqitja e saj elegante dhe moderne e bëri yllin britanik një nga figurat më të komentuar të mbrëmjes.
Rita zgjodhi një model të ngushtë, me prerje të guximshme, ndërsa flokët i kishte tërhequr pas dhe grim të realizuar nga Charlotte Tilbury, duke kombinuar kështu vetëbesim dhe elegancë në çdo poza. Ceremonia u zhvillua në Royal Albert Hall, ku Rita ishte ndër më të spikaturat mes figurave të njohura të modës dhe të ftuarve të tjerë.
Gjatë mbrëmjes, këngëtarja ndau edhe disa aspekte të jetës personale, duke folur për besimet e saj në astrologji dhe tarot, të cilat i konsideron si një burim shprese dhe qetësie shpirtërore. Ajo gjithashtu rrëfeu dashurinë për jogën dhe ritualet personale, që e ndihmojnë të ndjehet e qetësuar para performancave live.
Rita Ora provon edhe njëherë se stili i guximshëm dhe personaliteti i saj i veçantë e bëjnë gjithmonë qendër të vëmendjes në tapetet më të njohura të modës.

















