Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
01 nentor 2025
Pak ditë më parë, rrjetet shpërthyen nga lajmi se Rita Ora kishte ndjekur Yll Limanin në Instagram, veprim që u pa si sinjal i parë i një afrimi artistik mes tyre.
Dhe tani, shkëmbimi i fundit i komenteve mes dyshes vetëm sa ka shtuar më shumë dyshimet.
Rita Ora dhe Yll Limani tashmë kanë ndezur entuziazmin e fansave edhe me një shkëmbim mesazhesh që mund të shënojë fillimin e një bashkëpunimi të shumëpritur.
Ylli i ka dërguar Ritës një mesazh duke i shprehur admirimin për këngën e saj “All Natural”, ndërsa ajo i është përgjigjur me mirënjohje:
Ylli: “Rita!! E adhuroj ‘All Natural’.”
Rita: “Ah legjendë, faleminderit!! Do të thotë shumë, sidomos kur vjen nga një shqiptar tjetër.
Dialogu më pas mori një kthesë të bujshme kur Ylli e pyeti thjeshtë
Ylli: “Bashkëpunim?”
Rita: “Do ta doja shumë!”
Ylli: “Të lidhemi menjëherë!!!!”

















