26 tetor 2025
Dita ka mbërritur, sot Real Madridi Barcelona përballen me njëri-tjetrin në Santiago Bernabeu në xhiron e 10-të të LaLigas , dhe miliona shikues në mbarë botën do të ulen para televizorëve të tyre për të parë një edicion të ri të El Clasico-s që ka tejkaluar kufijtë e Spanjës dhe është bërë global.
Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
Më poshtë keni gjithçka që duhet të dini për ‘El Clasico’.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois; Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouameni, Arda Güler, Bellingham; Mastantuono, Vinicius dhe Mbappé.
Barcelona: Szczesny; Koundé, Eric García, Cubarsí, Balde; De Jong, Pedri, Fermín; Lamine Yamal, Rashford dhe Ferran Torres
Mungesa e Raphinhas
Raphinha, i cili pësoi një dëmtim në kofshë më 25 shtator, ishte stërvitur me pjesën tjetër të shokëve të ekipit ditët e fundit me qëllim që të ishte në formë të mirë për El Clasicon kundër Real Madridit, por ai nuk u stërvit këtë të premte dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen në Santiago Bernabeu.
Xabi Alonso rikuperon lojtarët e lënduar për El Clasico kundër Barcelonës.
Dani Carvajal, Trent Alexander-Arnold, qendërmbrojtësi Dean Huijsen dhe mesfushorin Dani Ceballos janë në skuadër për t’u përballur me Barcelonën.
















