Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd.
Ramadani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi çdoherë janë përcjellë me ndonjë ritensionim të situatës në veri të Kosovës.
Ai shpreson që NATO-ja do t’ia qartësojë secilit që një ritensionim në veri në këtë periudhë do të ndëshkohet fuqishëm.
Postimi i plotë:
Protestat në Serbi paraqesin thirrjen për fund të regjimit autoritar atje. Opozita, studentët, shoqëria serbe në përgjithësi ka avancuar në përpjekjet për të ndryshuar regjimin.
Një prej akuzave kryesore atje del të jetë edhe rreth mirëmbajtjes që autoritarët ia bëjnë njëri-tjetrit.
Krizat politike në Serbi pothuajse çdoherë janë përcjellë me ndonjë ritensionim të situatës në veri të Kosovës. Fatkeqësisht.
Prandaj, NATO-ja shpresoj ia qartëson secilit që një ritensionim në veri në këtë periudhë do të ndëshkohet fuqishëm.
Shpresoj ia precizon se ritensionimi në veri të Kosovës në javët e ardhshme do të nënkuptonte qartësisht përpjekje për shpëtimin e regjimit të autoritar.
Autoritarët do të rrëzohen kudo që janë. Demokracia triumfon.