Rama mbyllet në zyrë, anulon udhëtimin drejt Brukselit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

04 nentor 2025

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së, megjithëse kryeministria kishte njoftuar udhëtimin e Ramës drejt Brukeslit. Për arsye që nuk dihen Rama e ka anuluar pjesmarrjen ku ishte parashikaur që rreth orës 14:30, kryeministri të merrte pjesë në panelin “EU Enlargement Summit”.

Rama ndodhet në kryeministri që prej orëve të para të mëngjesit të së martës, ndërsa gjatë orëve të paradites shpërndau një video nga zyra e tij në kryeministri.

Rama pritej që së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të diskutonin progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit.

Samiti bashkon liderët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian.

Axhenda e parashikuar në samit

14:10: Fjalim nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa
14:16: “Biseda e Evropës” me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky
14:38: “Biseda Evropiane” me Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu
14:59: Panel mbi Bisedimet për Zgjerimin e BE-së me Kryeministrin Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Filip Ivanoviç
16:00: “Biseda e Evropës” me Marta Kos;
16:24: “Rrjeti” me eurodeputetët David McAllister dhe Marc Botenga;
16:53: “Biseda e Evropës” me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Scroll to Top