Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
29 korrik 2025
Në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes, zhvillohet sot prezantimi i një start-up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh se ka kërkesa për investime në shuma marramendëse në Shqipëri.
“Menduam të ndihmonim për të bërë këtë prezantim në mënyrë që të njihemi me faktin që këtu në Tiranë keni një derë ku mund të trokisni. Kanë shprehur interes për të investuar shuma të mëdha në fushën e ndërtimit edhe në funksion të interesit shumë të lartë që Shqipëria sot dhe shumë të lëvizjeve që ndodhin në tërësi

















