Prokuroria e Vlorës konfiskon mbi 2 mln euro pasuri, apartamente, toka dhe makina luksoze

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 dhjetor 2025

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, janë konfiskuar pasuri me vlerë mbi 2 milionë euro që i përkasin shtetasit R.Z., i dënuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr. 1922, të vitit 2019, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe e shpalli fajtor R.Z., duke e dënuar fillimisht me 7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi iu ul me 1/3, duke u caktuar përfundimisht 4 vjet e 8 muaj burgim.

Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një sërë pasurish, përfshirë:

  • disa njësi dhe apartamente banimi në qytetin e Vlorës;
  • tokë bujqësore dhe truall;
  • bodrum dhe shtesë ndërtimi katërkatëshe;
  • si dhe një automjet luksoz BMW, në pronësi të R.Z.

Pasuritë e konfiskuara rezultojnë të regjistruara si në emër të të pandehurit, ashtu edhe në bashkëpronësi me persona të tjerë, për të cilat gjykata vlerësoi se lidhen me veprimtari kriminale.

Scroll to Top