Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 tetor 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një mbrëmjeje me mërgatën kosovare në Berlin, ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për znj. Marieluise Beck, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës.
Në këtë ngjarje, Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e znj. Beck, duke theksuar se ajo e ka bërë kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane. Presidentja shtoi se bashkëpunimi dhe lidhja e fortë me miqtë e Kosovës në Gjermani mbeten një shtyllë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Mbrëmja, e zhvilluar në një atmosferë mirënjohjeje e emocionesh, bashkoi përfaqësues të mërgatës dhe miq të shumtë të Kosovës në Gjermani




















