Presidentja Osmani dhe delegacioni nga Emiratet mbërrijnë në Mitrovicë, diskutohet për investimet milionëshe në shëndetësi

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 shkurt 2026

Presidentja, Vjosa Osmani e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe delegacionin e Arabisë Saudite, qëndruan sot gjatë ditës në Komunën e Mitroivcës me ç’rast shqyrtuan marrëveshjen për realizimin e investimeve milinonëshe në sektorin e shëndetësisë.

Osmani u mirëprit nga kryetari i kësaj Komune, Faton Peci në ambientet e Kuvendit Komunal.

Në këtë takim temë diskutimi ishte sektori i shëndetësisë, posaçërisht marrëveshja mbi projektet që do të realizohen në Mitrovicë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, gjithashtu u diskutua për ecurinë dhe dinamikën e realizimit të projektit për ndërtimin e spitalit.

Spitali i ri, me hapësira moderne dhe me të gjitha shërbimet shëndetësore, do të realizohet, ndërsa implementimi i tij do të fillojë sapo Qeveria Kurti 3 të formohet.

.

Scroll to Top