Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 dhejtor 2025
Një talent i ri i pingpongut nga Ferizaj, Rejan Krasniqi, është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi, pasi gjatë festës së fitores në finale bëri simbolin e shqiponjës me duar.
Ngjarja ndodhi në turneun “Podgorica Open” në kryeqytetin malazez. Sipas klubit ferizajas “Gani Maloku”, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor menjëherë pas përfundimit të finales nga organizatorët. Në video të publikuar nga klubi, Rejani shihet duke festuar fitoren dhe duke treguar simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.
Në njoftimin e klubit theksohet se veprimi i Rejanit ishte spontan, nuk përbënte provokim dhe nuk ndikoi në garë, por u përdor si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm, pavarësisht se nuk kishte standarde apo rregulla të dyfishta.
Ky ishte turneu i katërt ku Rejani mori pjesë në “Podgorica Open”, duke treguar përvojën e tij ndërkombëtare në pingpong.

















