peripecite e perdorimit te uhes shqipe gj

Peripecitë e shqipes zyrtare në RMV, politikani shqiptar: Ende nuk zbatohet plotësisht

Pas shumë betejash, në vitin 2008 u miratua ligji për përdorimin e gjuhës që e flasin 20% e qytetarëve. Por ishte një draft ku më tepër ishin sistemuar dispozita në ligjet ekzistuese. Ai nuk plotësonte nevojat e shqiptarëve.

Në 2011, i njëjti ligj pësoi ndryshime dhe krijoi mundësi për përdorimin e gjuhës në kuvendin e Maqedonisë, në pjesën e udhëheqjes së komisioneve. Edhe këto ndryshime ishin të pamjaftueshme dhe në vitin 2016 nisi puna për hartimin e ligjit të ri.

‘Ishte një punë e jashtëzakonshme, u përgatit dhe teksti i ligjit dhe u dorëzua që bënte marrëveshjet politike. Ligji për përdorimin në vitin 2019 u miratua’ u shpreh Adnan Jashari, konstitucionalit

Për të kuptuar ndjeshmërinë e madhe që kishte ky ligj, Adnan Jashari kujton se ky është ligji i parë që në kuvendin e Maqedonisë ka pasur mbi 300 amendamente. Të gjitha këto kërkesa vinin ekskluzivisht nga deputetët maqedonas pasi vlerësonin që teksti apo përmbajtja bie ndesh me dispozitat apo amendamentin 5 të kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse u miratua, ai nuk u dekretua nga presidenti dhe u desh të kalonte sërish në seance plenare. Deputetët maqedonas e braktisën seancën plenare dhe pas miratimit të ligjit, ai u dorëzua për vlerësim në komisionin e Venecias, si organ këshillimor. Komisioni kishte sugjerime të caktuara sidomos për përdorimin e saj në proceset gjyqësore.

‘Nuk them se nuk ka avancim, ka avancim, por ka pasur mungesa të mëdha nga institucionet në aspektin e zbatimit pragmatik. Kurrë nuk i kanë pasur këto të drejta në aspekt të përdorimit të gjuhës. Përdorimi i gjuhës në kuvend në gjuhës shqipe, në komisione, në komision, kur udhëhiqen seancat plenare në gjuhën shqipe i ka bërë krenar’ u shpreh Adnan Jashari, konstitucionalit.

Pavarësisht përmirësimeve, ligji nuk arriti të zbatohej plotësisht. Problemi më i madh duket se janë proceset gjyqësore, në të cilat ky ligj nuk aplikohet fare. Ndonëse palët mund të jenë shqiptare në procese të ndryshme, gjuha shqipe nuk përdoret fare në sistemin e drejtësisë.

‘Ka shumë institucione që prej 6 vitesh nuk e përdorin gjuhën shqipe edhe pse është i përcaktuar përdorimi i saj. Janë institucione si gjysitë, edhe sot në Tetovë, ku shumicë absolute janë shqiptarë, ku gjykatësi mund të jetë shqiptarë, prokurori shqiptar, palët mund të jenë shqiptarë dhe gjithë dokumentacioni është në gjuhën maqedonase’ u shpreh Bilall Kasami, Kryetar/ Komuna Tetovë./Top Channel

Scroll to Top